Cilat janë produktet që TiBO ofron?
TiBO ofron abonime për ekrane Big Screen (Smart TV ose Android Box) dhe Small Screen:
- TiBO Premium ofron mbi 300 kanale Live TV. Të gjitha kanalet shqiptare të Shqiperisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Ligat më elitare të futbollit si Champions League, Europa League, Kampionatin Anglez, Italian, Spanjoll, Francez, Gjerman, Hollandez, Zvicerian, Shqiptar dhe Kosovar. Kampionatet e basketbollit, volejbollit, garat e biçikletave, tenis, boks dhe regbi. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin Replay TV.
- TiBO Familjare ofron mbi 270 kanale Live TV (pa sportet). Të gjitha kanalet shqiptare të rajonit, paketa e plotë Digitalb Familjare dhe shumë kanale ndërkombëtare. Mijëra Filma On Demand dhe shërbimin Replay TV.
- TiBO Mobile TV ofron 80 kanale LIVE TV të platformës Digitalb Premium, Tring, SuperSport, Klan, RTSH, shërbimin Replay TV dhe 1500 evente On Demand me titra në shqip apo anglisht, pa asnjë pagesë shtesë të cilat përditësohen çdo muaj.
Si të abonohemi në TiBO?
Blerja e shërbimeve TiBO mund të behët në çdo pikë shitjeje të autorizuar ose Online në faqen www.tibo-tv.eu/. Për çdo informacion shtesë kontaktoni shërbimin e klientit në:
Telefon: +49(0)7161 956 222 7
Mobile: +49(0)176420 39 677
Viber: +49(0)176420 39 677
Whatsapp: +49(0)176420 39 677
Email: info@tibo-tv.eu
Çfarë duhet për t'u bërë abonent i TiBO?
Për t’u bërë abonent i TiBO është e nevojshme:
- Të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit.
- Të keni një Android Smart TV ose të pajiseni me një TiBO Android Box dhe të bëni një abonim. Në momentin që ju abonoheni, ju pajiseni me një Përdorues dhe Fjalëkalim personal që ju lejon të përdorni të gjitha shërbimet e TiBO.
Kur aktivizohen shërbimet e TiBO që nga momenti i abonimit?
Ju do të keni mundësi të përdorni të gjitha shërbimet e TiBO, sapo të pajiseni me boxin TiBO dhe një nga abonimet e ofruara dhe të merrni Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tuaj personal. Procesi i aktivizimit mundësohet brenda 3 minutave, në kohë reale 24 orë në 7 ditë të javës.
Ku dhe çfarë të bëj për të ndryshuar abonimin tim?
Për çdo informacion ju mund të na kontaktoni me e-mail në adresën info@tibo-tv.eu ose të kontaktoni shërbimin e Kujdesit për Klientin TiBO në:
Telefon: +49(0)7161 956 222 7
Mobile: +49(0)176420 39 677
Viber: +49(0)176420 39 677
Whatsapp: +49(0)176420 39 677
Email: info@tibo-tv.eu
Web chat: www.tibo-tv.eu
Si mund t'i provoj FALAS shërbimet e TiBO IPTV?
Aplikacionet TiBO Mobile TV (për mobile dhe tablet me sistem operativ iOS dhe Android) dhe TiBO Smart TV (për televizorët Smart Tv me sistem operativ Android) ofrojnë mundësinë për të testuar 1 ditë FALAS duke u regjistruar brenda në aplikacion pasi e keni shkarkuar nga App store apo Playstore. Për regjistrim është e domosdoshme një adresë emaili e saktë dhe me një adresë përfiton vetëm 1 herë abonim FALAS 1 ditë.
Të gjitha paketat e abonimit TiBO për Big Screen mund të provohen pa asnjë kosto pasi me ofertën “I KËNAQUR OSE I RIMBURSUAR” ju merrni shërbimin TiBO IPTV dhe nëse mbeteni të pakënaqur mund ta ktheni atë brenda 10 ditëve në pikën e blerjes duke marrë mbrapsht edhe pagesën e kryer për pajisjen dhe shërbimet.
TiBO IPTV ofron garanci 12 muaj për pajisjen TiBO Box. Garancia, parashikon riparimin apo zëvendësimin e saj me një pajisje tjetër në rast të defekteve që lidhen me pajisjen dhe prodhimin e saj.
Cilat janë produktet që TiBO ofron?
Dekoderi TiBO dhe 2 Telekomanda (Telekomanda Interaktive dhe Telekomanda Manuale) përfshihen në paketimin produktit. Abonimi aktivizohet online nga shitësi në momentin e blerjes.
Cili është dekoderi që TiBO ofron?
Dekoderi që Tibo ofron është Tibo boks mini kompjuter. Duke qenë se Tibo box funksionon me sistem Android, TV juaj kthehet mrekullisht në një kompjuter të vërtetë. Nëpërmjet boksit Tibo dhe një prej abonimeve Tibo, ju mund të lundroni dhe të shkarkoni një pafundësi lojrash dhe aplikacionesh. TiBO Box është një dekoder i thjeshtë për t’u lidhur dhe për tu përdorur. I përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm
Për Çfarë shërben tjetër TiBO box?
TiBO Box, një super minikompjuter 10 cm2, është konceptuar tërësisht për të plotësuar shijet tuaja dhe për t’u mrekulluar me pafundësinë e shërbimeve.
Sapo ndizni TIBO, në menunë kryesore ju shfaqen kategoritë kryesore.
Në menynë kryesore, përzgjidh Aplikacione.
Klikoni OK për të hapur folderin.
Tashmë boksi TIBO është kthyer në një kompjuter të vërtetë.
Duke klikuar OK mbi secilin nga opsionet që ju shfaqen, ju mund të:
- Luani me lojra.
- Hapni email
- Përdorni rrjetet sociale, facebook, Twitter.
- Flisni me të afërmit tuaj kudo në botë, përmes Skype, Messenger
- Kërkoni çdo informacion në Google
- Përmes Play Store, shkarkoni gjithçka doni.
- Bëni konfigurimet e internetit
Çfarë ofron TiBO BOX Quad Core?
- TiBO IPTV Quad Core Box ATV387 prezanton hapin më të fundit të teknologjisë me Amlogic S812 Qual Core CPU,Quad Core Mali 450 GPU,2.0GHz dhe Android 4.4 OS.
- Boxi është i pajisur me 1GB DDR3 RAM, 8GB NAND Flash, që lejon dekodimin e videos me cilësi maksimale UHD 3840*2160, H.265.
- Përpos përdorimit të shërbimeve TiBO IPTV dhe cilësisë maksimale të videos, ky box i ri Quad Core ju lejon ta përdorni si router për të dhënë shërbimin Wi-Fi në të gjithë shtëpinë tuaj.
- TiBO Box Quad Core ATV387 është një pajisje e thjeshtë për t’u lidhur dhe për t’u përdorur nga të gjithë pjesëtarët e familjes. Kur ju lidhni boxin e ri me televizorin tuaj HD, ky i fundit shndërrohet në një kompjuter smart Android.
- Box-in TiBO ju mund ta përdorni edhe për live Chat, server lojërash, rrjetet sociale më të frekuentuara dhe qindra aplikacione që mund të shkarkoni vetë sipas dëshirës. Për këto shërbime ju kemi shtuar tastierën interaktive 2në1 me mouse dhe me tastierë.
- Instalimi i box-it me internetin bëhet shumë thjesht jo vetëm me kabull por edhe me WiFi me sistemin N deri në 300MB për user. Për të përfituar shërbimet TiBO si fillim është e nevojshme të keni një linjë të shpejt interneti +3 Mbps pa limit. TiBO box, i përshtatet çdo lloj ambienti të shtëpisë tuaj dhe është lehtësisht i lëvizshëm nga një televizor në një tjetër.
- TiBO ju mundëson zgjedhjen e ngjyrës së pajisjes: e bardhë/e zezë, për ta përshtatur më së miri me arredimin e shtëpisë.
Tiparet teknike e TiBo box Quad Core ATV387?
- Amlogic S812 Qual Core CPU, Quad Core A9*4 CPU @ 2.0GHz, Quad Core Mali-450MP GPU, frekuencë 2.0 GHz, RAM 1GB, memorie e brendshme 8G
- Mundëson video UHD 3840*2160, H.265
- Powered by Android 4.4 OS
- Me browser të brendësuar dhe mundësi për të hyrë në virtual private network
- RJ45 10/100M Ethernet interface
- Mundëson 4K2K video local media playback me kartë SD apo USB HDD
- Modul WiFi të brendësuar 802.11 b/g/n me antenë të jashtme
- Rj45: Lidhje internet me kabëll
- HDMI video output, lidhje me HDTV për HD video playback
- 2 porta të jashtme për USB, Hard disk, mouse apo tastierë
- Lejon përdorimin e mouse dhe tastier të lidhura me USB
- Mundëson modulet e motit, kalendarit dhe orës në desktop
- Lejon përdorimin e telekomandës së thjeshtë me funksionin mouse.
- Mundëson music player, picture player etj
- Portë për Micro SD card
- Lejon hapjen Google Chrome
- AppInstaller për instalim aplikacionesh me USB/SD
Sistemi i TiBO box Quadcore?
- Modeli: ATV387 Quad Core TiBO Box
- CPU: Quad Core Cortex A9
- Frequenca: 2.0GHz
- RAM: DDR3-1G
- ROM: EMMC 8GB
- OS: Android 4.4
- Funksionet kryesore:
- UI: sistemi Android 4.4 dhe Media launcher
- Browser: Google Chrome
- Media Player: Local video playback që përfshin Mpeg1/2/4, H.264,VC-1,WMV,AVI,MKV,MOV
- Online Video: në internet, online video playing
- Muzikë: MP3,WAV,WMA music playback
- Online Music: në internet, online music playing
- Picture viewer: lejon formatet e ndryshme: BMP,JPG,TIF,PNG,GIF
- Përditësime të softit: lejon kartë Micro SD për përditësimin e softit
- Memorie e jashtme: kartë Micro-SD , dalje për memorie USB
Hyrje-Daljet dhe Parametrat e TiBO box Quadcore?
- USB: 2 porta USB 2.0
- Kartë SD: 1 portë Micro SD deri 32 GB
- Rj45: portë ethernet
- HDMI: dalje HDMI 1.4
- Telekomanda: valë IR
- Voltazhi: 5.0V/2A DC
Dimensionet e TiBO box Quadcore?
- Rezolucioni: 4K2K
- Përmasat e Produktit: 100mm (gjer) * 100mm (gjat)*15mm (lar)
- Pesha: 160g
- Fuqia e energjisë: 4 Watts
- Distanca e veprimit të telekomandës: 8 metra distance e lire ajrore
Kërkesat e sistemit?
- Kërkon TV me hyrje HDMI
- Për lidhje me internet WiFi preferohet Router WiFi me suport N por pranohet edhe G.
Aksesorët brenda paketimit?
- Box ATV387 Quad Core Box
- Kabëll HDMI
- Manual përdorimi shqip
- Karikues
- Telekomandë manuale
- Telekomandë me mouse dhe tastierë
Funksionalitetet TiBO box Quad Core ATV387?
- Stop/Play me LIVE TV
- Replay TV me Catch up
- Kontroll prindëror në Live Tv dhe VOD
- Kanale Favorite në Live TV
- Titra me zgjedhje në VOD
- Pafundësi kanalesh në Live TV
- Pafundësi filmash në VOD
- Lojëra, internet, aplikacione, media sociale, muzikë, video, etj
Ku i gjej aplikacionet në TiBO box?
Boksi Android TiBO, një super minikompjuter 10 cm2, është konceptuar tërësisht për të plotësuar shijet tuaja dhe për t’u mrekulluar me pafundësinë e shërbimeve.
Sapo ndizni TIBO, në menunë kryesore ju shfaqen kategoritë kryesore.
- Në menynë kryesore, përzgjidh Aplikacione.
- Klikoni OK për të hapur folderin.
- Tashmë boksi TIBO është kthyer në një kompjuter të vërtetë.
- Duke klikuar OK mbi secilin nga opsionet që ju shfaqen, ju mund të:
- Luani me lojra.
- Hapni email
- Përdorni rrjetet sociale, facebook, Twitter.
- Flisni me të afërmit tuaj kudo në botë, përmes Skype, Messenger
- Kërkoni çdo informacion në Google
- Përmes Play Store, shkarkoni gjithçka doni.
- Bëni konfigurimet e internetit, e plot aplikacione të tjera.
Si bëhet lidhja fizike e TiBO Box me televizorin?
TiBO box vjen në paketim me telekomandën interaktive, kabllon HDMI, ushqyesin dhe manualin e përdorimit.
- Lidhni TiBO box me Televizorin nëpërmjet kabllos HDMI.
- Lidhni TiBO box me rrymën elektrike nëpërmjet ushqyesin.
- Lidhni TiBO box me internetin.
Sapo keni kryer lidhjen fizike të pajisjes dhe në ekran do ju shfaqet menu-ja kryesore.
Tek menuja Log in (Hyrje) Aktivizoni userin “përdoruesin” dhe fjalëkalimin tuaj personal dhe shikim të këndshëm.
Si të bëj LOG IN dhe LOG OUT?
Për të hapur programet në platformën TiBO, së pari ju duhet të bëni Log in.
- Në menu-në kryesore përzgjidh Log in (hyrje).
- Vendos Përdoruesin dhe Fjalëkalimin tënd.
Kujdes! Nëse kur ndizni TiBO dhe ju shfaqet në ekran “Identifikimi jo i suksesshëm” bëni Log out.
Sugjerim: Bëni Log Out sa herë doni të merrni TIBO-n dhe ta shikoni diku tjetër.
Si bëhet aktivizimi i internetit në pajisje?
Ju mund të zgjidhni lidhjen me Ethernet apo me Wi-Fi:
- Hyni tek “Aplikacione” / “Applications” në menu-në kryesore.
- Zgjidhni “Konfigurime” / “Settings”.
- Nëse doni të bëni lidhje me kabllo, tek “Ethernet” zgjidhni “ON”
- Nëse doni të bëni lidhje me WI-FI, tek “Wi-Fi” zgjidhni “ON”, pastaj gjeni rrjetin tuaj Wi-Fi dhe vendosni fjalëkalimin përkatës.
- Aktivizimi i pajisjes përfundoi.
Vëmendje: Që të përdorni shërbimet e TiBO Box duhet të keni patjetër Internet të qëndrueshëm mbi 3 Mgbs.
Si të testojme linjën e internetit?
90 % e klientëve që kontaktojnë “Kujdesin e Klientit TiBO” zbulojnë se kanë problem me shërbimin internetit. Për çdo problem në lidhje me cilësinë e transmetimit, sugjerojmë të testoni më parë internetin që ushqen box-it tuaj TiBO. Ju mund të testoni lidhjen tuaj të internetit përmes TiBO box në 2 nivele:
- “Testimi i rrjetit” i cili kontrollon lidhjen fizike mes boksit TiBO dhe Internetit.
- Në menu-në kryesore përzgjidhni “Testimi i Rrjetit”.
- Shtypni butonin OK për të bërë verifikimin.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin është në rregull”, mbyll tabelën duke klikuar OK.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin nuk është në rregull”, bëni dhe njëherë konfigurimet me Wi-Fi ose fishën Ethernet. (njësoj si më sipër).
- Cilësia e transmetimit të TiBO IPTV lidhet dhe me shpejtësinë e linjës suaj të internetit. Parimisht TiBO kërkon internet të pakufizuar me shpejtësi mbi +3mbps. Kur ju keni një problem me cilësinë e transmetimit testimi i parë që sugjerojmë të bëni është ai i linjës suaj të internetit.
Për të bëre testimin e duhur të cilësisë së internetit ju nevojiten 5 minuta kohë. Në Live TV ju keni 2 kanale për testimin e cilësisë së rrjetit. Këto kanale janë të renditura në fund të listës së kanaleve televizive në Live TV. Test Band dhe Test Band 1 verifikojnë cilësinë e internetit tuaj. - Përzgjidh Live TV në menunë kryesore.
- Me telekomanden tuaj shkoni tek dy kanalet e fundit të Live TV.
- Klikoni OK në kanalin Test Band. Në varësi të cilësisë së internetit tuaj ju do të shikoni në ekran këto përgjigje.
- Interneti është OK
- Interneti juaj është i dobët
- Interneti juaj është shumë i dobët
- Nëse në ekranin tuaj shfaqet “Interneti nuk është në rregull”, problemi me transmetimin nuk qëndron tek TiBO ndaj ju duhet të kontaktoni me kompaninë me të cilën keni lidhur kontratën e internetit për t’i njoftuar mbi shpejtësinë e internetit.
Çfarë është IPTV?
IPTV (Internet Protocol Television) është një sistem bashkëkohor i transmetimit të televizionit nëpërmjet internetit. Teknologjia mundëson një sërë shërbimesh dhe funksionalitetesh shtesë si Video on Demand, Catch up TV, Multivizion, Aplikacione etj.
Si funksionon IPTV?
IPTV është një sistem shumë i thjeshtë në përdorim i cili nuk kërkon asistencë teknike. Për transmetimin e kanaleve dhe programeve nëpërmjet IPTV, kërkohet një internet me shpejtësi +3 Mbps dhe pa limit.
Përse të zgjedh TiBO IPTV?
- TiBO nëpërmjet IPTV shkon përtej televizionit tradicional. TiBO nuk ofron vetëm ritransmetimin e kanaleve televizive por edhe shndërrimin e televizorit në një kompjuter. Nuk kërkon antenë tokësore apo parabolë satelitore.
- TiBO është IPTV “over the top”, pra nuk ju kushtëzon në zgjedhjen e kompanisë së internetit. Kudo që të ndodheni me banim, në çfarëdo kontinenti, mjafton të keni një lidhje ekzistuese interneti mbi 3 Mbps dhe mund të shikoni TiBO pa problem në Smart TV ose me TiBO Android Box.
- TiBO thjeshton jetën tuaj dhe ju çliron nga kushtet kohore. Të gjitha programet mund të shihen me Stop / Play kur ju dëshironi.
- Ju mund të krijoni një listë të kanaleve FAVORITE, duke e kthyer TV tuaj tërësisht në personal.
- Kanalet adult dhe horror mund të shfaqen ose jo, kjo sipas dëshirës suaj dhe mbi të gjitha duke kontrolluar atë çka fëmijët tuaj shohin në TV.
- Kjo përvojë interaktive nuk ju kufizon, pasi boksin TiBO mund ta merrni lehtësisht kudo me vete duke e lidhur me çfarëdo televizori tjetër po kaq thjesht. Mjafton të bëni Log out nga pajisja në fillim.
- TiBO IPTV transmeton kanalet e platformave më të fuqishme Shqiptare DigitAlb, Tring, SuperSport, Klan dhe RTSH si dhe të gjitha kanalet shqiptare të rajonit, kështu të gjithë mund të kenë një copë nga Shqipëria kudo që të jenë.
- TiBO IPTV punon në vazhdimësi me një staf të talentuar zhvilluesish për të shtuar emocione përmes kanaleve të reja, shërbimeve të reja dhe teknologjive të reja.
Çfarë kanalesh transmeton TiBO?
TiBO IPTV transmeton kanalet e platformave më të fuqishme Shqiptare DigitAlb, Tring, SuperSport, Klan dhe RTSH, kanalet shqiptare të rajonit, kanale tematike dhe gjeneraliste me përmbajtje të dedikuar dhe të përshtatur në Shqip, prodhime shqiptare dhe ndërkombëtare, filma, dokumentarë, programe për fëmijë, lajme nga vendi dhe rajoni si dhe evente speciale Live.
Si të kërkosh një kanal në LIVE TV?
Ka disa mënyra për të gjetur një kanal në LIVE TV:
Lëviz me butonat lartë dhe poshtë të cilët të hapin menjëherë kanalin ngjitur.
Lëviz me butonat majtas djathtas të cilët të shfaqin listën e kanaleve horizontalisht poshtë dhe pastaj ju zgjidhni se tek cili kanal do të qëndroni duke përdorur opsionin mouse për më shumë shpejtësi.
Shtyp butonin MENU dhe të shfaqet lista e plotë e kanaleve sipas kategorive kryesore. Zgjidh kategorinë pastaj kliko mbi kanalin e preferuar.
Formo numrin kanalit direkt.
Në çdo kanal kur hap EPG me butonin në telekomandë… mund të kërkosh një tjetër program që është në transmetim direkt në atë moment dhe sapo klikon OK kalon tek kanali që transmeton atë program.
Si të bëni stop/play?
Pajisja super interaktive TIBO ju jep mundësi pa fund për të mos qenë i kushtëzuar nga koha në jetën tuaj të përditshme. Doni të shkoni në dhomën tjetër, apo keni një telefonatë për të bërë dhe po transmetohet programi juaj i preferuar? Me anë të komandës STOP/PLAY ju mund të ndaloni dhe filloni një program live kur ju dëshironi!
Ndërsa jeni duke ndjekur një kanal televiziv çfarëdo, shtypni OK.
Poshtë ekranit do të shfaqen 4 kuadrate të vogla, shënjoni kuadratin e parë për të bërë Pause.
Nëse doni të rifillojë program aty ku e keni lënë, klikoni sërish OK, mbi butonin Pause për të bërë Play.
Nëse doni që program të vazhdojë në kohë reale, mjafton të ndërroni kanal dhe të riktheheni sërish.
Si të bëjmë listën tonë të kanaleve favorite?
Hapni kanalin që doni të vendosni Favorite.
Shtypni butonin OK dhe shenjoni (ticket) kuadratin Favorite. Tashmë kanali i përzgjedhur shtohet në listën e kanaleve Favorite.
Si të fshijmë kanale në listën tonë të kanaleve favorite?
Nëse doni të hiqni ndonjë kanal nga lista e kanaleve Favorite, ndiqni të njëjtën procedurë.
Tek kategoria e plotë (all categories), hapni kanalin e përzgjedhur si Favorite.
Klikoni butonin OK mbi kanal.
Hiqni shënjimin dhe gjithçka kthehet si më parë.
Çfarë janë kanalet Timeshift?
TiBO ofron aktualisht edhe dhjetëra kanale “Time Shift” të listuar në menynë e LIVE TV, me program të spostuar në kohë me 6 orë duke mundësuar perceptimin “in time” për Shqiptarët e kontinenteve të tjera
Si mund të provoj shërbimin TiBO mobile TV FALAS?
A nevojitet internet për të parë TiBO mobile TV?
PO, ju duhet të keni patjetër akses në internet, qoftë WiFi apo 3G/4G POR këshillohet lidhje me WI-Fi për të evituar konsumin e paketës individuale të internetit.
A funksionon shërbimi TiBO mobile TV me internet 3G/4G?
Po, shërbimi mobile TV funksionon me internet 3G/4G, por ne ju sugjerojmë të përdorni WiFi në mënyrë që të mos konsumoni paketën e operatorit tuaj telefonik.
A funksionon TiBO mobile TV në kompjuter?
Ky aplikacion aktualisht mundësohet në cdo pajisje mobile apo tablet(iOS,Android). Së shpejti do të jetë i mundur edhe në PC apo laptop.
A funksionon TiBO mobile TV jashtë shtetit?
Po, për sa kohë keni shërbim interneti në pajisjen tuaj(smartphone/tablet), ky shërbim funksionon kudo që të jeni.
A mund ta përdor shërbimin mobile TV në iPhone/iPad?
Po, TiBO mobile TV mundësohet për Iphone dhe Ipad me sistem operativ IOS 8 e sipër.
Aplikacioni TiBO mobile TV shkarkohet FALAS nga APP Store.
Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/mobil-iptv ose në pikat e distributorëve tanë.
Të dhënat e abonimit Mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
A mund ta përdor shërbimin mobile TV në telefon apo tablet Android?
Po, TiBO mobile TV mundësohet për çdo telefon apo tablet Android
Aplikacioni TiBO mobile TV shkarkohet FALAS nga Google Store.
Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/mobil-iptv ose në pikat e distributorëve tanë.
Të dhënat e abonimit mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
A mund ta përdor shërbimin mobile TV në telefon Blackberry?
Po. Shërbimi mobile TV mundësohët edhe për disa telefona Blackberry me sistem operativ Android. Telefonat Blackberry mund të variojnë për nga madhësia dhe formati i ekranit, çka mund të ndikojë në cilësinë e perceptuar të videos.
Nëse nuk e keni bërë ende abonimin e shërbimit mobile TV, atëherë abonohuni online në www.tibo.tv/mobil-iptv ose në pikat e distributorëve tanë.
Të dhënat e abonimit mobile TV “Përdorues” dhe “Fjalëkalim” do t’ju dërgohen me SMS.
Çfarë programesh ka TiBO mobile TV?
- Mbi 50 kanale TV Live mundësuar nga DIGITALB me filma, dokumentarë, muzikë, lajme dhe programe për fëmijë.
- Kanalet sportive dhe Sport live mundësuar nga SUPERSPORT.
- Mbi 1000 filma, me titra shqip dhe anglisht, në TiBO On Demand.
Sa kushton shërbimi mobile TV?
A mund ta bëj pagesën online?
A mund ta ndryshoj dhe të vendos vet një password të ri?
Kam shkarkuar aplikacionin TiBO mobile TV dhe më kërkon Username dhe Password?
Në sa pajisje njëkohësisht mund ta përdor shërbimin TiBO mobile TV?
Shërbimi TiBO mobile TV mund të përdoret në të gjitha pajisjet mobile/tablet me sistem operativ IOS mbi 8 apo Android, duke e transferuar nga njëra pajisje në tjetrën përmes opsioneve Log in (hyrje) dhe Log Out (dalje).
Kujdesi për Klientin TiBO
Kujdesi për klientin i TiBO IPTV është i disponueshëm online 24 orë në 7 ditë të javës për 365 ditë të vitit.
Stafi është i trajnuar për t’iu përgjigjur kërkesave të të gjithë klientëve rezidencialë, biznes apo distributorë.
Operatorët përgjigjen në të gjitha rrugët e komunikimit dhe mediat sociale si dhe regjistrojnë çdo biletë të ngritur për analiza dhe raportime të mëtejshme.
Kur ju kontaktoni shërbimin e klientit, ju lutem jepni të dhënat e mëposhtme në mënyrë që të keni asistencën e kërkuar në kohë sa më të shkurtër:
- Emrin tuaj.
- Datën kur keni kryer blerjen (nëse e dispononi).
- Kodin referues të blerjes (nëse e dispononi).
- Numrin e gjurmimit të dërgesës (nëse e dispononi).
- Përshkrim të shkurtër të problemit që keni.
Nëse na dërgoni e-mail, ne do t’iu kontaktojmë sapo të kemi zgjidhur problemin tuaj.
Kontakto direkt me operatorët në formën më të përshtatshme për ju.
Telefon: +49(0)7161 956 222 7
Mobile: +49(0)176420 39 677
Viber: +49(0)176420 39 677
Whatsapp: +49(0)176420 39 677
Email: info@tibo-tv.eu
Si të testojme linjën e internetit?
90 % e klientëve që kontaktojnë “Kujdesin e Klientit TiBO” zbulojnë se kanë problem me shërbimin internetit. Për çdo problem në lidhje me cilësinë e transmetimit, sugjerojmë të testoni më parë internetin që ushqen box-it tuaj TiBO. Ju mund të testoni lidhjen tuaj të internetit përmes TiBO box në 2 nivele:
- “Testimi i rrjetit” i cili kontrollon lidhjen fizike mes boksit TiBO dhe Internetit.
- Në menu-në kryesore përzgjidhni “Testimi i Rrjetit”.
- Shtypni butonin OK për të bërë verifikimin.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin është në rregull”, mbyll tabelën duke klikuar OK.
- Nëse në ekran shfaqet “lidhja me internetin nuk është në rregull”, bëni dhe njëherë konfigurimet me Wi-Fi ose fishën Ethernet. (njësoj si më sipër).
- Cilësia e transmetimit të TiBO IPTV lidhet dhe me shpejtësinë e linjës suaj të internetit. Parimisht TiBO kërkon internet të pakufizuar me shpejtësi mbi +3mbps. Kur ju keni një problem me cilësinë e transmetimit testimi i parë që sugjerojmë të bëni është ai i linjës suaj të internetit.
- Për të bëre testimin e duhur të cilësisë së internetit ju nevojiten 5 minuta kohë. Në Live TV ju keni 2 kanale për testimin e cilësisë së rrjetit. Këto kanale janë të renditura në fund të listës së kanaleve televizive në Live TV. Test Band dhe Test Band 1 verifikojnë cilësinë e internetit tuaj.
- Përzgjidh Live TV në menunë kryesore.
- Me telekomanden tuaj shkoni tek dy kanalet e fundit të Live TV.
- Klikoni OK në kanalin Test Band. Në varësi të cilësisë së internetit tuaj ju do të shikoni në ekran këto përgjigje.
- Interneti është OK
- Interneti juaj është i dobët
- Interneti juaj është shumë i dobët
- Nëse në ekranin tuaj shfaqet “Interneti nuk është në rregull”, problemi me transmetimin nuk qëndron tek TiBO ndaj ju duhet të kontaktoni me kompaninë me të cilën keni lidhur kontratën e internetit për t’i njoftuar mbi shpejtësinë e internetit.
Ku mund të shikoj të dhënat e abonimit tim?
Ju mund të shikoni të dhënat për kohëzgjatjen e abonimit tuaj tek opsioni “Personale” në menunë kryesore.
Si të rregullojmë orën sipas orës lokale?
Jetoni në Amerikë, Australi, Europë apo çfarëdo vend tjetër të botës dhe doni të përjetoni gjithçka në kohë reale si të ishit në Shqipëri? TIBO e ofron këtë mundësi!
- Përzgjidhni “Personale” dhe shtypni OK në menunë kryesore.
- Zgjidhni “Konfigurime” në tabelën që iu shfaqet.
- Sipas vendndodhjes tuaj ndryshoni UTC.
Si aktivizohet Kontrolli Prindëror?
TiBO box ka kanale në “Live TV” dhe programe në “Video on demand” me përmbajtje horror dhe adulte e cila është e mbrojtur me kod 4 shifror.
Këshillojmë të aktivizoni Kontrollin Prindëror në momentin parë që ju aktivizoni TiBO box në Shtëpi.
Ky shërbim ju jep mundësinë për të bllokuar programet me këtë përmbajtje për fëmijët nën moshën e lejuar.
Për të aktivizuar Kontrollin prindëror, përdorni kodin universal personal (PIN), që jepet në momentin e nënshkrimit të kontratës së abonimit, si dhe mbajeni me kujdes, në mënyrë që të miturit të mos e mësojnë.
Në fillim është i aktivizuar kodi PIN universal i cili ju komunikohet në pikën e shitjes TiBO, dhe ju duhet ta aktivizoni atë duke shkuar tek “Personale” tek menuja në faqen e parë të TiBO.
Në çdo rast kur ju e humbisni atë mund ta riktheni duke kontaktuar me Kujdesin Ndaj Kleintit TiBO në çdo moment.
Si të bëjmë të padukshëm kanalet me përmbajtje Adult dhe Horror?
- Në menunë kryesore përzgjidh “Personale” dhe shtyp OK.
- Në tabelën e shfaqur përzgjidh “Të rritur” dhe kliko OK.
- Trego ose Fshih kanalet dhe videot Adult me opsionet PO ose JO.
Çfarë është TiBO Replay TV?
Replay TV është shërbimi më i ri i shtuar në Live TV. Replay TV vë në dispozicion të klientëve TiBO regjistrimin e programacionit të një jave për kanalet më të mira, pa pagesë ekstra.
Si mund të gjej një program në TiBO Replay TV?
Mjafton të hapni kanailin, klikoni butonin OK dhe të shkoni tek ikona e shigjetës që rrotullohet prapa.
Me Replay Tv ju mund të zgjidhni çfarëdo programi të transmetuar në këto kanale, maksimumi 7 ditë në të kaluarën, dhe ta rishikoni atë si një program on demand me të gjitha alternativat: stop/ shko mbrapa / shko përpara. Ju duhet të zgjidhni fillimisht kanalin, pastaj të ecni mbrapa ose para në kohë me hapa prej 1 ditë/1orë/1minutë.
Në çfarë TV hapet Aplikacioni TiBO Smart TV?
TiBO Smart TV hapet në televizorët dhe pajisjet Smart me sistem operativ Android mbi 5.0.
Si mund ta provoj FALAS TiBO Smart TV?
Kam shkarkuar aplikacionin TiBO Smart TV dhe më kërkon Username dhe Password?
Ju mund të regjistroheni për të përfituar abonim 1 ditë FALAS dhe më pas do të pajiseni me një username dhe password nëpërmjet emailit që keni regjistruar.
Çfarë është TiBO VOD?
Video On Demand është një shërbim që ju jep mundësinë të shihni filma, dokumentarë, dhe programe të ndryshme, në momentin që ju dëshironi. Ky shërbim quhet Video On Demand dhe ofrohet aktualisht për të gjithë abonentët TiBO pa pagesë ekstra.
Si të zgjedhim titrat e filmit në VOD?
- Hapni filmin tuaj të preferuar.
- Shtypni butonin “Menu” në telekomandë.
- Klikoni butonin “CC” që ju shfaqet në ekran.
- Klikoni butonin OK për të shënjuar me ngjyrën jeshile zgjedhjen tuaj.
Si të lundroj në kohë brenda filmit në VOD?
Përmes shigjetave majtas/djathtas, ju keni mundësi të kaloni para/pas filmin.
TiBO iu jep mundësi të ndaloni një film/event dhe ta rishikoni po tek i njëjti moment në një kohë tjetër.
Cilat janë kategoritë e filmave në shërbimin VOD?
Kategoritë e filmave që gjeni në TiBO on Demand janë:
- Filma shqiptarë, të gjithë prodhimet e Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe filma të rinj shqiptarë
- Muzikë, operat më të famshme dhe koncertet më madhështorë nga rrymat e ndryshme muzikore.
- Fëmijë, filma vizatimor por edhe programe argëtuese dhe mësimdhënieje të gjuhës shqipe.
- Komedi, shkrihuni së qeshuri me prodhimet më në zë por dhe të rinj në zhanrin komedi.
- Romancë, kalorës, aventurë dhe dashuri me fund të lumtur për të gjithë të apasionuarit e romancës në TiBO.
- Familjar, filma të ndryshëm ku familja është vendi ku bashkohen të gjithë.
- Dramë, histori dhe ngjarje nga më të ndryshmet ku të papriturat nuk do të mungojnë në këtë kategori.
- Aventurë, rrugëtimi, pengesat dhe vështirësitë do ta mbushin plot emocion këtë lloj zhanri.
- Fantazi, kaloni përtej imagjinatës dhe magjikes gjithçka është e mundur në fantazi.
- Biografi, histori të vërteta të interpretuara me profesionalizëm nga kinematografia botërore.
- Epik, heroizma të cilat kanë lënë gjurmë në histori por edhe fantazia nuk do të mungojë.
- Thriller, intriga ndërthuret me suspancën në thriller.
- Mister, asgjë nuk është e sigurt, shumë pikëpyetje dhe të papritura do t’ju presin.
- Krim, kush është i dyshuari i radhës asgjë nuk është e thjeshtë siç duket.
- Aksion, për të gjithë të apasionuarit e aksionit ju kemi dedikuar një dritare tërësisht tuajën.
- Gold Collection, filmat më të mirë që kane lënë gjurmë në boten e kinematografisë.
- Horror, frika dhe adrenalina do t’ju përshkojnë të gjithë trupin. Kategoria mbrohet nga kontrolli prindëror.
- Adult, kjo kategori i kushtohet personave të rritur dhe mundësohet me një kod pin.
Kujdesi i Klientit TiBO
Shërbim profesional dhe i shpejtë. Për çdo paqartësi Kujdesi i Klientit TiBO është në dispozicionin tuaj.
Europë:
Faton Binakaj
Tel.: +49 7161 956 222 7
Mob.: +49 176 420 396 77
+49 176 420 396 77
E-mail: info@tibo-tv.eu